Kejvina Kthella vendosi të fshehë nga Luiz Ejlli atleten e tij, ndërsa ky i fundit e mori mjaft seriozisht si situatë.

Madje këngëtari i njohur ka paralajmëruar e liderin e shtëpisë, Amos, që nëse gjëra të tjera do mungojnë në shtëpi në vazhdim nuk mban përgjegjësi.

“Ditë të zeza do vijnë pas dy ditëve”, tha Luizi duke iu referuar që dhe aq ditë kanë mbetur për Amosin të jetë lider”. Mbetet për t’u parë sa do vazhdojë kjo lojë e Kejvinës, pasi ajo nuk mund të dalë nga rulota.

Nderkohe Situata mes Kiarës dhe Luizit është ndër më të komentuarat në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2. Pasi fillimisht i kishte thënë që ka zero pëlqim ndaj Luizit, Kiara mund të jetë duke ndryshuar drejtim.

Kjo sepse Luizi i shprehu që kërkon të dijë nga ajo, nëse diçka mund të funksionojë mes tyre. Përgjigjia la vend për Luizin, që të vazhdojë me këmbënguljen e tij.

“Të thashë nuk jam e sigurt”, tha Kiara që i jep akoma Luizit mundësinë për të ëndërruar një lidhje të mundshme ne te ardhmen.