Aktorja Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ne kete edicion te dyte.

Ajo la Spanjën ku jetonte me partnern dhe vogëlushin e saj dhe erdhi në Shqipëri për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme të momentit. Ashu siç pritej, Olta u kthye menjëherë një nga banoret më të diskutuara brenda shtëpisë pasi debatet, dramat dhe dinamikat e krijuara nga vetë aktorja janë të shumta.

Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave. Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent. Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai.