Olta Gixhari nuk ka mundur t’i ndalojë dot lotët pas eliminimit të Amos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ajo e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Amos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Amos u eliminua gjatë javës kur të gjithë banorët ishin në nominim, përveç Kristit, i cili kishte hapur “Kutinë e Pandorës” gjatë Prime-t të kaluar në BBVA.

Kujtojmë se Amos ishte shumë i afërt me Oltën por edhe me Dea Mishelin, me të cilët ishte kundër grupit të njohur si “grupi i Luizit”.

Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh. Pasi mbërriti në studio Arbana u mundua të prekë batutën e tij ndaj Kiarës “grisu ti me ate pυtαnen tënde” por nuk ia doli dot ta zhvillonte si bisedë.

Ajo i tha Amosit që ky format ndoshta nuk ishte për disa njerëz si puna e tij duke i uruar sukses në profesion.

“Nuk më besohet që nuk je këtu, do më mungosh shumë i tha Olta nga shtëpia Amosit. Ta po m’sohesh ia ktheu Luizi.