Nuk janë të pakta aksidentet që ndodhin për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore dhe shpejtësisë së lejuar.
Një nga gabimet që bëhet është edhe drejtimi i makinës në korsinë e gabuar apo edhe parakalimet e gabuara. Lëvizja e mjeteve në Shkodër është thuajse kaotike për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Muslim Frashni instruktor dhe administrator autoshkolle në Shkodër tregon rreth këtyre gabimeve që bëhen nga drejtuesit e mjeteve dhe rrezikshmërinë.
Në opinionin e administratorit të tilla raste në bazë të rregullores shoqërohen me masa ndëshkuese pasi mund të kthehen edhe në burime aksidentesh.
Ndërkohë i pyetur se kush janë drejtues më të mirë burrat apo gratë instruktori tregon se gratë janë më të kujdesshme.
Pavarësisht apeleve të here pas hershme të policisë që të respektohen korsitë e qarkullimit si edhe sinjalistika rrugore kjo gjë nuk ndodh. Nuk janë vetëm drejtuesit e automjeteve por edhe këmbësorët që nuk i respektojnë siç duhet rregullat e qarkullimit rrugor.



