Ish-reparti ushtarak në Rrenc të njësisë Guri i Zi në Shkodër është braktisur totalisht dhe duket që dita ditës po shkon drejtë shkatërrimit.
Në vitin 2017 u prezantua projekti për kthimin e këtyre godinave në qendër multifunksionale për emergjenacat civile por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Ne projekt u parashikua nje hapësire për uljen e helikopterëve, e cila do shërbente për shuarjen e zjarreve, por edhe evakuimin e të përmbyturve në raste emergjencash, apo edhe për trajnime të ndryshme që mund të na shërbejnë.
Por ky projekt mesa duket ka mbetur vetëm në letër dhe puna jo vetëm që nuk ka nisur por godinat e ish-repartit ushtarak janë kthyer tashmë në gërmadha. Reparti ushtarak I Rrencit u braktis pas trazirave te dhunshme te vitit 1997 për tu për tu përdorur në vitin 2010 si qender e përbashkët për strehimin e disa qindra familjeve banesat e të cilave u përmbytën nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.
Tashmë ndërtesat e ish repartit ushtarak të Rrencit janë thuajse të shkatërruara për shkak të braktisjes prej më shumë se 2 dekadash ndaj për shndërrimin e tyre në një qender multifunksionale të emergjencave kërkohen fonde të konsiderueshme.Nga projekti ambicioz, ky repart po shkon drejt shkaterrimit te pakthyeshem, e qe do te rriste koston e nderhyrjes per shtetin.



