Një dron me shkrimin “Big Luiz Albania”: ka fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother VIP. Duke biseduar për spektaklin që do bënin si detyrë nga Vëllai i Madh, Maestro pyet Luizin si do vendosen për tu ulur.

“Në tavolina, me verë e ushqim”, ja ktheu Luizi, “kënaqemi. Ku jena këtu…Big Brother Albania,” i thotë ai maestros.

Më tej Luizi vazhdon: “a e pe atë dronin sot…Big Luiz Albania”. Maestro bën sikur nuk e kupton dhe e pyet: “për ty?”

Maestro ndryshon çehre dhe Luizi e ngαcmon kastile: “ti e kërkove, e kërkove (dronin) po aha…”

Ndërhyn Tan Brahimi dhe i thotë maestros se kishte ardhur edhe një dron tjetër po ishte si i palosur: “mua mi duk si syni jot”, i thotë humoristi.

Luizi qesh por maestro nuk e pret fare mirë këtë batutë dhe kjo duket qartë në portretin e tij. Dy Shkodranët “e helmuan” maestron, njëri hidh e tjetri prit.