Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku merr pjesë në mbledhjen e sigurisë ndërkombëtare, teksa shoqërohet nga dy ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Veç politikanëve të rëndësishëm europianë, Rama ka takuar edhe Alex Soros, djalin e filantropin George Soros. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Alex Soros përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

“Vëllezër me atlete” - shkruan Soros krahas fotove.