Teoritë konspirative në lidhje me shumë të famshëm botërorë, besohen nga një numër të madh njerëzish. Sipas disa terorive konspirative shumë të famshëm zgjedhin të sajojnë vdekjen, duke krijuar një jetë paralele alternative. Në “Shqipëria Live” është folur në lidhje me këto teori, duke marrë në shqyrtim edhe disa emra të famshëm konkret.
Pranvera Xhafa: Këto dyshime nuk është se ndodhin padashje. Këto personazhe nxirren sërish në “skenë” në mënyrë që njerëzit ti shohin vërtet, edhe ekzistojnë, janë gjallë.
Në lidhje me teoritë konspirative për Mbretin Zog, Xhafa shprehet se Mbreti Zog nuk ka ekzistuar kurrë fizikisht. Që pas 1912-s, kanë qenë disa personazhe të udhëheqjes që janë vendosur aty, nuk kanë ekzistuar. Kështu ndodhi edhe me Fan Nolin dhe Isamil Qemalin.
Nuk dihet nëse ka pasur trup fizik të Mbretit Zog. Nuk ekziston si personazh apo kronologji. Dhe ikja e tyre nga historia ka qenë e çuditshme. Enver Hoxha më real.
Në lidhje me yllin e popit Michael Jackson, i cili dimë që ka ndërrur jetë në 25 qershor në 2009, në një video në YouTube, që po qarkullon thuhet se ai është gjallë. Për këtë rast Xhafa shprehet se:
Këngëtari është tërhequr nga skena, sepse gjatë teksteve të këngëve të tij ka dekonspirur shumë fenomene, ose ngjarje historike qe kanë ndodhur ose që do të ndodhin.
Ishte një plan, që unë nuk e di nëse është më, për të zhdukur një pjesë të njerëzimit, apo disa personazhe, ose më saktë për ta izoluar botën në një dimenasion shumë të errët dhe kur vjen moment i zbulimit si ky i tanishëm, njerëzit mos të ksihin mundësinë të kuptonin asgjë.
Në lidhje me publikimin e një fotoje nga makina nga e bija e tij, Paris Jackson, kun ë sendilen e pasme duket një person shumë i ngjashëm me yllin e popit, Xhafa shprehet se ky veprim bëhet për tu thënë njerëzve që “Shikoni televizioni, dhe bota nuk është ashtu siç ju e kishit menduar”.



