Sjelljet e çuditshme të banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ vihen re në moment nga ndjekësit e rregullt. Çdo moment dyshues hidhet menjëherë në rrjetet sociale, njëjtë si leximi i skaletës së Arbanës.

Nga dita e djeshme, në rrjet po qarkullon një video, ku shfaqet olta, e cila i tregon Deas se ka ikur Valbona, por kjo deklaratë u bë para se të hapej zarfi në shtëpi.

Armaldo Kllogjeri (Maestro) pyet oltën nëse ka ardhur zarf, e kjo e fundit i pohon. Më pas, olta i kërkon Deas që të mos e diskutojnë atë që u tha mes tyre. Kjo lë shumë dyshime mbi lojën e oltës, e nëse ajo po ndihmohet apo udhëzohet nga dikush tjetër.

olta: Erdhi ee. Ka ik Valbona. Dea: Si ka ikur? Maestro: Zarf, zarf? olta: Po. olta i drejtohet Deas: Zëre se nuk ta thashë të lutem, okej. Të lutem.

Kjo nuk është hera e parë që olta bën veprime të çudishme, të cilat lënë vend për koment. Pak ditë më parë, ajo i kërkoi Kristit që të mos komentonte një veprim që ndodhi mes tyre.

Duket se produksioni po arrin t’i fshehë skenat e oltës, duke mos bërë publike asgjë, madje as momentin kur ajo shan ‘BBV’.