Rruga nga Thumana në Fushë Krujë është një problem shumë i madh për të gjjthë udhëtarët nga i gjithë veriu për në Tiranë dhe anasjelltas.

Përveç ngarkesës së madhe së përditshme, dëmtimi i shtresave dhe gropat nga mungesa e mirëmbajtjes, tani në dalje të dimrit, bëjnë që trafiku të jetë edhe më i rënduar dhe qarkullimi më i rrezikshëm nga makinat që duan tu shmangen gropave.

Ndërsa puna ka filluar për segmentin e ri të autostradës nga Thumana në Kashar, është e patolerueshme mungesa e vëmendjes dhe urgjente ndërhyrja nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në rrugën ekzistuese për riveshjen e shtresave rrugore.