Qoftet janë një gatim tradicional i vendit tonë. Janë super të shijshme prandaj hiqni dorë nga qoftet e përpunuara dhe nisni t’i gatuani vetë. Kësaj here, nëse i doni më të lehta në kalori, përgatitini me mish pule…
Përbërësit:
300 gr mish pule
200 gr kërpudha
2 qepë të njoma
1 fetë bukë
2 vezë
Kripë
Piper
100 gr miell
thërrime buke
Përgatitja:
Mishin e pulës ziejeni dhe bluajeni në blender bashkë me qepën. Kërpudhat i grini sa më imët dhe fërgojini.
Më pas i bashkoni me mishin e pulës.
Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke të njomur në ujë dhe të kulluar.
Me dorë formësoni qofte të vogla, rrotullojini në vezë të trazuar dhe në miell (përzierje e përbashkët), pastaj në bukë të grirë dhe skuqini në tigan me shumë vaj.



