Armaldo Kllogjeri ka qenë pjesë e panelit të sotëm në “Më lër të flas”, ku ndryshe nga herët e tjera, në puntatën e sotme u fol për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.
Gjatë diskutimit u bë një krahasim mes rrogave dhe çmimeve në vendin tonë, ku Armaldo tregoi për herë të parë publikisht pagën e tij mujore
Si tenor dhe solisti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit, Armaldo paguhet 120.000 lekë, pra 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra në muaj.



