Jona Leqejza kandidon per nje mandat te dyte ne keshillin bashkiak te Shkodres e propozuar nga Partia Socialiste. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Leqejza thote se ndihet e privilegjuar, falenderuese dhe me shume pergjegjesi per kete mundesi qe i eshte dhene. Duke premtuar se do kontriboje me sa te mundet per te miren e Shkodres, Jona ndan me qytetaret edhe porosite qe i ka lene gjyshi i saj, qe per te jane nje busull orientimi

"Ashtu siç tashma është bërë publike, unë jam për mandatin e dytë, në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak Shkodër, propozuar nga Partia Socialiste. Teksa ndihem e privilegjuar, falenderuese, por edhe me shumë përgjegjësi për mundësinë që më jepet, po zgjedh të mos them asgjë më shumë për vedi, sesa t'ju tregoj pasurinë e vetme që më ka lënë gjyshi jem. Ai ishte një burrë i urtë e punëtor, që s'kam pasë fatin me e taku kurrë, por që është i pranishëm në çdo vendimarrje temen.

Një burrë që vërtet s'ka kenë i kalibrit të Martin Camajt, Gjon Shllakut e shumë klerikëve e patriotëve që Dukagjini ka nxjerrë ndër breza e që kanë shënu historinë e kombit tonë, por për familjen tonë , ka kenë e është prapë një pikë referimi e qëndrueshme, një thesar! Lutem Zotit çdo ditë të jem e zonja të përcjell tek fëmijët e mi këto porosi e t'i përçoj atyre, edhe ato që mu më mungojë. Gjithashtu lutem që të jem e denjë për çdo privilegj që jeta më ka dhanë e të mundem sado pak të kontribuoj për më të mirën e vendit tem, e veçanërisht Shkodrës që s'e ndrrova dot me asnji qytet n'botë.

Cilsitë që dishroj të ketë biri i im:
1. Të jetë i sjellshëm në familje e shoqni.
2. Të sigurojë për vehte kulturë të naltë. Kultura âsht ajo që rritë personalitetin dhe siguron jetesen. Pra kultura e naltë âsht e doemosdoshme edhe me sigurue ekonomine, gjâ që ruen edhe fort karakterin e njeriut-njeriut pa mjete jetese âsht në rrizik me u degjenerue, ose me ra edhe në urrejtje të tjera.
3. Të dojë atdheun dhe popullin dhe të punojë e të mendojë për të permirësue jetesen e popullit.
4. Të ndigjojë mendimet e të tjerëve por vet mos të japin mendim që nuk zën vënd.
5. Lirinë personale t’a çmojë si gjânë mâ të shëjtë.
6. Askurr mos t’i bâhet tjetrit urë. Larg servilit, hipokritit, fanatikut etj.
7. Asht ma mirë me qindrue i veçuem nga shoqnia se sa me u hjedhë në shoqni pakujdes. Pra në shoqni duhet me qênë i matun.
Shkodrë, me 8.6.1968
Gjon Mark Lëqêjza"