Një nga situatat më të përfolura në “Big Brother VIP” është ajo e biletave të kthimit për banorët.

Në rrjet është aluduar shpesh se produksioni ua ndëron biletat në momentin kur banorët janë duke u larguar nga shtëpia, teksa kamerat janë të mbyllura. Mirëpo së fundmi një skenë ka dalë në dritë me protagonist Kristin, ku tregon pikërisht për ndërimin e biletave.

Në një video tashmë virale, Kristi dëgjohet teksa fillon ti flasë Nitës pas eliminimit të Keisit se produksioni po të dojë e ndryshon biletën. Kaq mjaftoi që ndjekësit të kujtojnë se një ditë para se Kristi të eliminohej nga reality show, dhe të kthehej më pas me biletën e kthimit, të gjithë banorët janë izoluar në dhomën e grimit, duke bërë të mundur që bileta e tij të ndryshohet nga stafi i programit.

“Kristi e ka pas bileten shpi ska lidhje ja ka hap Kejsi“, shkroi një ndjekës, teksa dikush tjetër iu përgjigj: “Para se me vazhdu prime i kan izolu krejt banort ne grim e mbaj mend mir dhe e kan ba kastile me e lan bileten ne shpi”.

https://streamable.com/s5waig