Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Mevlan Shaba dhe Efi Dhedhes janë bërë të njohur që kur u inkuadruan në programin e dashurisë, “Për’puthen”. Edhe pse ka pasur takime mes tyre, dyshja nuk ia dolën të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Megjithatë, Efi ka arritur të rrëmbej zemrat e shumë personave me lojën e saj në “BBVA”, të cilën së fundmi e komentoi edhe vet Mevlani. Ai tha se dëshiron ta sheh në finale Efin.
https://streamable.com/6kve62



