"Në daljet e përditshme tashmë në media, më pyesin për politikë, qeveria kështu, partia demokratike ashtu...njëri aleat, aleati tjetër...ne i mirëpresim të gjithë që duan të kontribuojnë për Shkodrën, por më besoni, këto janë çështje që diskutohen shumë në media, por në takimet e përditshme që unë kam me banorët, fokusi është diku tjetër. Njerëzit diskutojnë për hallet që kanë, për zgjidhjet që duhen gjetur, për punët që duhen kryer.

E këtu është pika e fortë e programit tim, gjuha ime e përbashkët me çdo qytetar. Unë jam shumë i bindur që Shkodrës i duhet menaxhim; modestisht besoj se di ta bëj shumë mirë, kam 20 vite sukses që e vërtetojnë këtë. Ndaj kam vendosur të garoj, se dua të sjell vëmendjen e partnerëve dhe donatorëvë këtu, të maksimizojmë mbështetjen e tyre. #shkodrapozitive #shkodraepara"