Në dhomën e spitalit ku qëndronte i biri, burrë e grua qëndronin duke derdhur lot… duke u lutur tek i madhi Zot.

Lutfiu e Jetmira u sprovuan në moshë të thyer, atje ku dhemb më shumë… tek djali i tyre i vetëm. Elsi është veçse 21 vjeçar dhe është prekur nga një sëmundje e rëndë.

E veç sëmundjes së të birit, Lutfiu e Jetmira duhej të mbanin një peshë tjetër të madhe. Pamundësinë për të dërguar djalin për kurim jashtë shtetit. Por shumë shpejt, pa kaluar 24 orë, pesha në shpirtin e këtyre dy prindërve në moshë, u ngrit nga duart e mijëra shqiptarëve.

Rasti u publikua në “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe fondi i nevojshëm për dërgimin e Elsit jashtë shtetit, në një spital në Romë, u arrit pa bërë ende 24 orë nga thirrja për ndihmë.
Sidrit Bejleri shkoi në Shkodër, për të takuar Lutfiun e Jetmirën.