Nëse ditën e fundit keni qenë duke u "rrotulluar" me këngën e re të Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës, ju mirëkuptojmë, edhe ne, teksa artistet duket se kanë sjellë sërish një tjetër bashkëpunim që do të jetë tepër i suksesshëm. Nëse kënga ju ka pëlqyer, me siguri edhe klipi, por shumë prej jush ndoshta nuk e kanë vënë re një detaj shumë interesant në video, sepse normalisht keni qenë duke u rrotulluar.
Nëse e fiksioni video-n në minutën 0.49 do shihni një poster që njofton se në 22 qershor, Elvana do të sjellë performancën më të madhe, në stadiumin “Air Albania”.
Elvana Gjata paralajmëron surprizën, detaji që me siguri nuk e
Deri më tani vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar në rrjete e saj sociale në lidhje me këtë event, por mesa duket ka zgjedhur këtë strategji marketingu për të dhënë lajmin për fansat e saj dhe publikun, të cilët tani do duan të dinë më shumë në lidhje me këtë koncert dhe cfarë do të përmbajë.
Mund të jetë edhe një njoftim që të dyja artistet së bashku do të mbajnë një koncert, duke qenë se i kemi parë shpesh të përformojnë bashkë në evente të ndryshme dhe me bashkëpunimet e fundit, janë një dyshe që funksionon më së miri. Nga ana tjetër, ka ardhur koha për një koncert të Elvanës, me të gjitha hitet e saj, që sa vijnë e shtohen dhe duke ndjekur edhe shembullin e artistëve të tjerë shqiptar, që karriera e tyre të gjata e kanë kulmuar me shfaqje të tilla, pse jo.
Megjithatë na mbetet të presim e të shohim.



