Kohët e fundit në vendin tonë, numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente ka qenë i lartë dhe shkaqet kanë qenë të ndryshme duke përfshirë këtu shpejtësinë, mungesën e tabelave orientuese në rrugë, akset e amortizuara, parakalimet e gabuara.

Nuk ka ditë që media audiovizive dhe e shkruar nuk raporton për kronika të zeza në Shqipëri, ku për shkak të adrenalinës së të rinjve të 'TikTok"-ut", apo shoferëve të pakujdesshëm, regjistrohen aksidentet me të plagosur, por edhe viktima.

Në shumë raste JOQ ALBANIA ka bërë thirrje për ndërgjegjësim duke theksuar se “shpejtësia vret”, por shumë shoferë në timon vazhdojnë ende të bëhen rrezik për aksidente të shumta në vend. Së fundmi një shofer në Durrës për pak është rrezikuar nga një aksident për shkak të një manovre të rrezikshme të një shoferi tjetër.

Siç shihet në video, shoferi që ka dërguar videon në redaksi, shihet duke ecur në rrugë, kur papritur një makinë parakalon makinat dhe për pak e përplaset me të. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferit që kryen parakalimin e gabuar, ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në qytetin bregdetar, duke u bërë edhe burim aksidenti.

Autoshkollat duhet të mbajnë përgjegjësi për kursin që ushtrojnë ndaj shoferëve të rinj, pasi disa nga këta të fundit e marrin patentën pa cilësitë e duhura, ndërsa rrezikojnë jetën e tyre, por dhe të tjerëve.

Shoferi denoncues që i rrezikohet jeta nga një shofer i papërgjegjshëm:

Ja pse ndodhin aksidente. Sot ne durres tek stacjoni autobuzit