Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë t’i vërë zjarrin derës së Bashkisë, por një 45-vjeçar në Librazhd e ka marrë këtë guxim.

Gjatë orëve të natës, Artan Balla i ka vënë flakën derës së këtij institucioni duke e djegur plotësisht atë.
Zjarri nuk ka depërtuar më tej pasi forcat zjarrfikëse kanë arritur me shpejtësi dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.




