Sot ka dalë para gjykatës në Korçë për t’u njohur me masën e sigurisë ku u la në burg pa afat Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private “Adex’, e cila sipas akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Beqiri ka deklaruar se kjo histori është stisur nga kompania postare.

Ajo ka theksuar se është debitore ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln Euro.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti” tha Beqiri. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me këtë dosje.