Mbeturinat digjen në mes të ditës në aksin rrugor Shkodër-Koplik duke mos u bërë problem për askënd e madje as për institucionet. Pavarësisht situatës deri më tani asnjë institucion nuk merr masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve. E një situatë e tillë duket se është bërë e zakonshme tashmë ne fshatin Boriç I Madh ku njerëz të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat në hyrje të fshtatit.

Grumbullimi I mbeturinave në këtë kanal pavarësisht pamjes aspak të këndshme që u servir kujtdo që kalon në këtë rrugë ajo është edhe një rrezik serioz për banorët e kësaj zone. E tashmë me ardhjen e stinës së verës dhe temperaturave të larta ata përballen jo vetëm me mundësit e ndonjë epidemie por njëkohësisht edhe me aromen e rëndë që vjen nga këto mbetje por edhe nga djegia e tyre.

Tymi që del nga djegia e tyre është i pranishëm gjatë gjithë të dites ndërsa gazrat që çlirohen përshkojnë çdo shtëpi që gjendët në afërsi të këtij kanali në hyrje të fshatit. Edhe pse në brendësi të fshatit kontenierët e mbeturinave nuk mungojnë siç duket edhe nga pamjet ata preferojnë ti hedhin në këtë kanal duke e bllokuar atë e njëkohësisht duke ndotur masivisht ambientin. Institucionet e gjithashtu edhe vetë bashkia duhet më marrin masa për këtë shkatërrim mjedisor sa më parë.