Megjithëse ka pak ditë që është hapur, pranë qendrës shëndetësore verore të Velipojës kanë kryer vizita rreth 100 persona, kryesisht fëmijë dhe të moshuar.
Infermierja Vjollca Voci thotë se kjo qendër është e plotësuar me staf dhe medikamentet e nevojshme. Sa i takon rasteve të paraqitura Voci thotë se shifër të lartë ka pasur tek sëmundjet gastroetnerite.
Pushuesit e vlerësojnë shërbimin, ato thonë se është mëse i nevojshëm hapja e kësaj qendre. Krahas qendrës shëndetësore të Velipojës, me 15 qershor në bashkinë e Shkodrës janë hapur edhe dy qendra të tjera si në Rrjollë dhe në Thethë.
Këto qendra verore do të vijojnë të jenë në shërbim të pushusve deri në mesin e shtatorit.



