Mjafton një vëshgim në rrugët e qytetit të Shkodrës për të kuptuar se askush nuk kujtohet për komunitetin rom .Çdo ditë fëmijë por edhe gra të komunitetit rom dalin rrugëve të qytetit të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë.Pjestarë të këtij komuniteti, janë të pranishëm kryesisht në hyrje të qytetit edhe në pikën kufitare të Muriqanit .Radhët që krijohen nga automjetet e shumta shfrytëzohen për grumbullimin e parave nga romët, të cilët lypin përgjatë këtyre segmenteve.
Një gjë e tillë krijon edhe një pamje të shëmtuar për të huajt që hyjnë çdo ditë në vendin tonë, teksa hyjnë në tokën shqiptare përballen me gra dhe fëmijë të komunitetit rom që kërkojnë lëmoshë me këmbëngulje. Jashtë kamerave ato thonë se janë kushtet e vështira të jetesës dhe pamundësia për të siguruar një vend pune që i shtyjnë të dalin çdo ditë për të kërkuar para.
Numri i endacakëve dhe kryesisht i fëmijëve në situatë rruge,banorë këto të komunitetit rom vijon të mbetet i lartë në qytetin e Shkodrës pavarësisht projekteve që zbatohen nga pushteti vendor dhe organizatat jo qeveritare. Statistikat që këto organizma prezantojnë flasin për ulje të numrit të fëmijëve në situatë rruge por e venë theksin tek vështirësia për ti mbajtur këto femijë në bankat e shkollës.



