Lagjia “Tepe” një ndër më të vjetrat në qytetin e Shkodrës prej vitesh vuan mungesën e vëmendjes.
Një ndër problemet më shqetësuese për banorët vijon të jetë mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ato derdhen në kanalet para shtëpive duke bërë që situata të përkeqësohet vazhdimisht për shkak të erës së rëndë që kundërmon, ndërsa kanalet nuk pastrohen prej kohësh nga bimesitë duke u kthyer në burim infeksionesh.
Banorët shprehen të shetësuar dhe kërkojnë nga institucionet të ndërhyjnë për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Banorët e kësaj lagje shpesh herë kanë marrë përsipër të pastrojnë vetë kanalet pranë dyerve të banesave, pasi deri tani nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e kësaj situate.



