Dëmtimi i tarracës dhe i fasadës në një pallat 5-katësh në lagjen
“Vasil Shanto” në Shkodër ka vënë në alarm banorët.
Amortizimi ndër vite për shkak të lagështirës ka bërë që soleta e tarracës të dëmtohet çdo ditë nga pak duke rrezikuar shembjen. I ndërtuar rrreth viteve 80 , ky pallat çdo ditë po humb qëndrueshmërinë.
Banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që iu kanoset. Banorët ngrenë alarmin për situatën kritike dhe bëjnë apel për ndërhyrje nga institucionet.
E njëjta situatë paraqitet edhe në disa pallate të tjera në Shkodër të cilët për shkak të mos mirëmbajtjes kthehen në rrezik për jetën e qytetarëve.



