Mjafton një telefonatë në numrin 128 për të dhënë sinjalin e nisjes së efektivëve drejt një sfide e cila është jo pak e lehtë…Sapo del nga reparti, bllokimi i trafikut dhe mos ndërgjegjësimi i drejtuesve për të hapur rrugën është pengesa e parë. Rrugët e ngushta, me parkime në anësore janë sfida më e madhe me të cilën efektivët përballen çdo ditë, duke e vështirësuar së tepërmi punën e tyre.

Edison Suma nga komandant, në rastin konkret i duhet të kalojë në udhëzues për drejtuesin e Zjarrfikëses. Ka patur raste që efektivët e kanë humbur betejën me zjarrin pikërisht për këtë arsye, vonesave në rrugicat e ngushta e plot parkingje. Kjo është vetëm një ditë e zjarrfikësve, heronjtë e momentit, të cilët mes sfidës së jetës, u duhet të mendojnë edhe për kapërcimin e pengesave të tilla!

Apeli vijon të jetë drejt institucioneve, por edhe vetë qytetarëve, që të bëhen ndihmë për raste emergjente, të mos parkojnë në rrugica të ngushta ku kalimi i mjeteve të ambulancës apo zjarrfikësve është i pamundur, pasi në çdo rast zjarri mund të jetë fatal…!