Në Kuvend është miratuar me 117 vota dhe 3 abstenim kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Ky votim i hap rrugën arrestimit të ish-zv.kryeministrit, i cili akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Hetimet nxorrën në pah lidhjet e tij të afërta ngushta me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Në nisje të seancës, kryeministri Rama ishte i pranishëm i cili më vonë iku.