Ndryshe nga vitet e shkuara ndarja e hapësirave publike në bregdetin e Velipojës në këtë sezon duket më e madhe në numër dhe me një hapësirë më të gjërë.

Ndërsa kërkesa e pushuesve për të shfrytëzuar këto hapësira këtë vit duket më e lartë kjo edhe për shkak të rritjes së kostove të shpenzimeve.

Mungesa e hapësirave publike dhe zënia e tyre nga subjektet me pagesë është një fenomen që ka ndodhur prej vitesh, por Bashkia Shkodër gjatë këtij sezoni po monitoron të gjitha subjektet fizike e juridike që operojnë në këtë plazh, për respektimin e ndarjes së hapësirave.