Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë efektivët e Policisë Rrugore dhe bashkiake që shërbejnë në të gjithë vendin në këto ditë me temperaturat e larta.

“Falënderim dhe mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërben në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta”, shkruan Rama në rrjetin social, në Facebook.

Ndërkaq, vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan, ashtu si vendet e tjera, kryesisht të Evropës.

Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë gjithë ditës.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje. Ndërkohë në vendet e tjera, veçanërisht në Greqi ku nuk kanë munguar as zjarret masive, duke përfshirë periferinë e Athinës të cilat po vazhdojnë edhe sot.