Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Shkodër nisi me 1 minutë heshtje në nder të Gjelosh Rushaj i cili humbi jetën disa javë më parë në rrugën e Dukagjinit.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan, ndërsa disa prej tyre siç ishte miratimi i një fondi shtesë për strehëzën e qenve endacakë ngjallën debat mes këshilltarëve. Kryebashkiaku Benet Beci u ndal tek rendësia jo vetëm e një strategjie për qentë e rrugës por edhe korsitë e biçikletave. Dhënia e ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ishte një tjetër çështje e cila ngjalli reagime.
12 pikat e rendit të ditës morën miratim, ku përveç dhënies së ndihmës ekonomike ishin edhe miratimi i strukturës dhe komisioneve të përhershme të Këshillit Bashkiak, niveli i pagave të funksionarëve bashkiakë, buxheti afatmesëm 2023-2025 i ndryshuar, krijimi i shoqërisë aksionere “Bio Strajca” etj.



