Fundi i korrikut ka shënuar një fluks hyrjesh dhe daljesh të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.
Sipas autoriteteve të kufirit gjatë këtyre ditëve vërehet një numër më i lartë i hyrjeve se i daljve nga pika e Muriqanit .
Ndërsa shumë qytetarë, pjesa më madhe nga Kosova, kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin e Malit te Zi, kryesisht në Ulqin. Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 48 orëve të fundit përmes pikës kufitare të Muriqanit kanë kaluar nga Shqiperia në Mal të Zi 6710 mjete me rreth 20200 shtetas, ndërkohë që kanë hyrë në territorin shqiptar 8466 mjete me 26130 shtetas.
Si shkak i masave të marra autoritetet thonë se fluksi po përballohet me lehtësi. Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe në dalje, si dhe me proçedura të përshpejtuara.



