Rreth 25 familje që jetojnë në rrugën “Martirët” në qytetin e Shkodrës po vuajnë mungesën e investimeve.
Në të gjithë gjatësinë e saj kjo rruga pranë varrezave të “Rrmajit” është totalisht e amortizuar, ku gjatë stinës së Verës, gropat dhe pluhuri i vështirëson lëvizjen banorëve, ndërsa shqetësuese është fakti, që në këtë zonë mungojnë edhe kanalizimet e ujrëave të bardha dhe të zeza si dhe uji i pijshëm.
Banorët thonë se prej 30 vitesh nuk ka pasur asnjë investim. Banorëve të rrugës “Martirët” shpesh herë u është premtuar se do të këtë investime por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.



