Këngëtarja e muzikës popullore, Poni, pas një vere të mbushur me dasma dhe koncerte, ka zgjedhur muajin shtator për të pushuar me familjen e saj.
E njohur për zotësinë për të mbajtur familjen në privatësi, këngëtarja ka habitur ndjekësit me postimin e saj të fundit.
Teksa ndodhet në Apulia të Italisë me pushime, duket se Poni nuk i rezistoi dot tundimit për të ndarë për herë të parë me publikun një foto me djalit e saj Frenki, të ulur në tavolinë buzë detit.
Frenki, taashmë është 13 vjeç, dhe është frut i marëdhënies së këngëtares Poni me partnerin, për të cilin ajo nuk ka preferuar kurrë të japi detaje.
https://www.instagram.com/p/Cw5vFEitFGC/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==



