Bashkia më transparente në vend! ✅ 100% e performancës së përmbushur ndaj qytetarëve!

Në mbledhjën e organizuar sot në Bashkinë Shkodër mes stafit të bashkisë dhe qendrës mediatike "Faktoje", në praninë e nënkryetarit Rudin Beka, u prezantua vlerësimi i fundit mbi transparencën institucionale. Bashkia Shkodër është renditur e para në Shqipëri, duke arritur nivelin maksimal të performancës – 100%!

Ky rezultat vjen nga monitorimi i "Faktoje", e vetmja qendër mediatike që vlerëson mbajtjen e premtimeve dhe transparencën e institucioneve vendore përmes indikatorëve të mirëpërcaktuar.

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të shërbyer me ndershmëri, profesionalizëm dhe efikasitet!