jë gjest vlerësues ka ndodhur në muzeun kombëtar Gjergj Kastrioti në Krujë ku një emigrant shqiptar ka pastruar në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut. Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme në Itali.

Shkreta, dy muaj më parë kishte premtuar se do të pastronte ambientet e muzeut në mënyrë vullnetare. Këtë premtim e ka dëshmuar me fakte.

Të gjitha solucionet dhe mjetet ndihmëse për të pastruar ambientet e jashtme të muzeut i ka siguruar personalisht. Nga fotografitë që janë publikuar ndryshimi është drastik. Shkallët e gurit, stolat, muret e muzeut shndërrijnë.

Nga ky gjest fisnik shkreta është vlerësuar nga Bashkia Krujë.