Qeveria e Irakut e ka shpallur ditën e Krishtlindjeve festë zyrtare. Popullësia e Irakut është 95% myslimane dhe ka vetëm rreth 300,000 të krishterë.

Më parë, Dita e Krishtlindjeve ishte caktuar si pushim zyrtar vetëm për bashkësinë e krishterë irakiane, por ndryshimi e shtrin festën tek të gjithë.

“Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet qytetarëve tanë të krishterë dhe të gjithë besimtarëve në mbarë botën”, ka shkruar qeveria irakiane në Twitter.