Kreu i Qeverisë, Edi Rama ishte sot në zonën e Dushnikut të Beratit ku vizitoi një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale.

Gjatë takimit të Ramës me sipërmarrësin nuk munguan edhe batutat.

Kreu i qeverisë ka ironizuar në distancë me ish-kryeministrin Berisha për të cilin tha në parlament se ka probleme me vizën amerikane dhe se s’mund të kalojë Oqeanin.

Rama e pyeti biznesmenin se a kishte probleme me vizën amerikane, pasi ai eksportonte produktet e tij në vende të ndryshme të botës.

Batutat

Rama: Si je bos?

Sipërmarrësi: Mirë jeni?

Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?

Sipërmarrësi: Jo, jo nuk kam pasur

Sipërmarrësi: Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe…

Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?

Sipërmarrësi: Nuk kam