Dashuria që gjyshërit kanë për nipërit edhe për mbesat është aq e madhe sa nuk mund ta shkruash dot. Ata janë të gatshëm të japin edhe jetën pa u menduar dy herë kur bëhet fjalë për ndihmë.
Një rast in ngjashëm ka ndodhu jo shumë larg prej këtu në Turqi, ku një i moshuar bën transplantim veshke për mbesën e tij 17-vjecare.
Ajo quhet AishaUnlu, nga qyteti Karaman i Turqisë qendrore u përball me mosfunksionimin e veshkave, por ishte gjyshi i saj që i shpëtoi jetën duke ja dhuruar veshkën e tij.
Shikoni si shprehet ajo:
“Gjyshi tha se ishte i gatshëm ta dhuronte veshkën. Ne shkuam në spital, kryem gjitha kontrollet e nevojshme dhe gjithçka ishte pozitive. Tani të dytë jemi të shëndetshëm. Unë jam gjallë dhe e shëndoshë në sajë të gjyshit tim.
Unë e dua shumë gjyshin tim.”
Ndërsa gjyshi Mustafa Unlu u shpreh I emoncionuar se: “Jo vetëm njërën veshkë, am gati të jap jetën për mbesën time. Vetëm ajo le të vazhdon të jetojë. Falënderoj Zotin që të dy jemi të shëndetshëm. Zoti i ndihmoftë të gjithë të sëmurët. Spitali ku u bë transplantimi nuk na ka ngarkuar me asgjë, i falenderojmë të gjithë.”




