Jlissa Austin, e cila nuk ka as krahë dhe as gjunjë, ka lindur me një sëm.undje e cila ende nuk ka emër.
Para se të vinte në jetë, mjekët e paralajmëruan familjen e saj se ajo nuk do mund të ecte dhe as bënte një jetë normale.
Por, sot ajo është 30-vjeç dhe jo vetëm që ecën vetë dhe ka hapur një biznes të sajin, por gjithashtu së shpejti do të martohet.
Edhe pas kaq vitesh, mjekët dhe Jlissa nuk e dinë se çfarë e shkaktoi deformimin e saj trupor që në lindje.
Gjithsesi, ajo ia arriti të adaptohej. Sot ajo përdor këmbët e saj për të larë dhëmbët apo edhe për të dërguar mesazhe me celular.
30-vjeçarja tregon se gjithmonë i është thënë se nuk do të ketë kurrë një jetë normale dhe se me siguri nuk do të martohej kurrë.
Por, sot ajo është krenare që u ka vërtetuar të kundërtën.
Jlissa dhe i fejuari i saj, i cili është 167.64 cm gjatë, jetojnë së bashku dhe planifikojnë që të martohen në verën e 2019.




