Mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion ishte e ftuar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo ishte përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh të mirënjohur.
Mes tyre ishte edhe përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku, i cili e kapi ministren mjaft bukur në një pikë për të cilën PS është mburrur shumë gjatë vitit 2018 dhe është pikërisht çelja e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Spiropali i vuri vetes lakun në fyt me gafën kur tha se kanë përpara çeljen e negociatave.
Në këtë pikë, pedagogu i gazetarisë i ndërpreu fjalën dhe ajo nisi të kapej me fjalë duke iu drejtuar të mos i thërriste “moj gocë” se për të, quhej zonja Spiropali.
Më pas debati vazhdon me batuta ku nuk mungojnë as të qeshurat.
Pjesë nga debati
Spiropali: E treta që është edhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ne e kemi përpara çeljen e negociatave…
Marku: Janë çelur moj, ju vetë thatë që i keni çelur…
Spiropali: Të lutem mos m’u refero si gocë, se di të them dhe unë fjalë të tjera! Jam zonja Spiropali për ju, dakord?!
Marku: Ju të thashë moj, çfarë të thashë…?
Spiropali: Jo, the gocë!
Marku: S’je gocë? Je djalë, je mashkull? (qesh)
Spiropali: Mund të jem edhe më shumë se ju…
Marku: Më shumë se unë… Po ndoshta je…



