Një transgjinor, i cili solli në jetë një djalë, ka treguar për numrin e madh të talljeve dhe sharjeve që ka përjetuar në kohën që ishte shtatzënë.

28-vjeçari, Wyley Simpson, zbuloi më 8 shkurt të vitit 2018 që ishte shtatzënë dhe mbeti i shokuar.

Kjo pasi ai ishte vajzë, por kishte disa vite që kishte nisur tranzicionin për t’u kthyer në mashkull dhe nuk ishte ende gati që të kishte një fëmijë me të fejuarin, Stephan Gaeth.

Por, pavarësisht të gjithave, Simpson vendosi që të vazhdonte me shtatzëninë dhe më 5 shtator solli në jetë vogëlushin Rowan me anë të një cezariani.

Duke rrëfyer eksperiencën e tij, ai tregon:

Më thoshin që nuk do isha kurrë burrë, ‘burrat nuk ngelin shtatzënë’, dhe më referoheshin shpesh si të isha send ose kafshë. Pastaj pasja e një barku shtatzënie ishte shumë femërore dhe kjo po më bënte lëmsh kokën. Por, pavarësisht të gjithave, ia vlejti që të sillja në jetë Roëan-in dhe nuk do ta kisha ndryshuar me asgjë në botë…”