Produktet e skaduara, vijojnë të jenë një problem mjaft shqetësues për qytetarët shqiptarë.
Dhe fatkeqësisht nuk bëhet fjalë vetëm për ushqimet, që ju ndryshojnë data e skandencës, të cilat jo pak herë janë denoncuar edhe në media, por si duket nuk kursehen as ilaçet.
Së fundi një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku tregohet sesi i fshihet data e skadencës një antigripali, të reklamuar fort në media.
Në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, dallohet se si me lehtësinë më të madhe, data e skadencës në paketimin e anti-gripalit “Oledro Hot”, fshihet lehtësisht me ujë e pambuk./CNA.al



