Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryeministri Rama sfidoi hapur opozitën teksa i tha se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse opozita do të fitojë qoftë edhe një bashki më tepër se mazhoranca në zgjedhjet e 30 qershorit.
Për këtë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quan qendrimin e Ramës një thirrje për të shporrur sa më parë kalbësirat.
Sipas Berishës, kjo deklaratë është kushtrim për çdo shqiptar dhe ka vetëm një përgjigje ’Ta shporrim’.
Statusi i plotë:
Qendrimi i Edvinit ne Kongres eshte thirrje per te shporrur sa me pare kalbesiren!
Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, ne kongresin funeber te kakistopartise, per opoziten per zgjedhje te parakohshme se “Nese opozita fiton nje bashki me shume se ne, shkojme ne zgjedhje", eshte nje kushtrim tjeter per opoziten dhe shqiptaret.
Me kete deklarate, ky birbio qe rrembeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thote shqiptareve se vetem po nuk arrita t’ju grabis perseri shumicen e bashkive do plotesohet kerkesa juaj per zgjedhje te parakohshme
Per popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklarate eshte kushtrim dhe ka vetem nje pergjigje: Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbesiren! sb



