Sinan Hoxha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku ka treguar të pathëna për jetën e tij profesionale e private.
Një prej fëmijëve të emisionit, Xheison Bafti, duke u nisur nga mbiemri i tij, e ka pyetur nëse ka lidhje farefisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Këngëtari, i cili e ka cilësuar këtë pyetje “me spec”, iu përgjigj: “Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok”.
Kështu Sinan Hoxha ka konfirmuar miqësinë prej vitesh që ka me bashkëshortin e këngëtares Rezarta Shkurta, Ermal Hoxhën.




