Tashmë dihet që dy moderatoret e Top Channel, Xhemi dhe Arbana kanë një shoqëri prej vitesh.
Dy mikeshat postojnë shpesh foto me njëra-tjetrën ku nuk mungojnë as përshkrimet komike që tërheqin gjithnjë vëmendjen.
Ditën e sotme ka qenë Arbana ajo që e ka postuar foton e Xhemit dhe zbulon çfarë diete përdor moderatorja.
“Duke detyruar shoqen e ngushtë të hajë mish kur është duke mbajtur dietën KETO”.

“Keto” është dieta më e njohur e momentit dhe që po e përdorin shumë personazhe publik. Në këtë dietë mund të konsumohen ushqimet e detit, perimet, avokado, vezët etj.



