Të grindurit përpara fëmijëve rëndon rëndë psikikën e tyre.
Një zënkë e prindërve mund të rrënjoset në memorien e tyre për vite me radhë. Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demostrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë.
Fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri tjetrin. Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijët, është shumë e lartë, pasi ata mendojnë se është faji i tyre, që prindërit grinden
(Shkencëtarët shpjegojnë, se kështu funksionon psikika e fëmijës. Ai është i parritur dhe proceset psiqike nuk realizohen të plota. Ne moshen e fëmijerisë, janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë i keq, të cilat ushqejnë ndjenja faji).
-Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit.
-Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë frikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demostrojnë gjë.
-E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Kështu, flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për t’i qetësuar.
-Tregojini thjeshtë, se jeni të nevrikosur me njëri tjetrin, për një arsye të caktuar, ashtu siç u ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë gjë.
Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe, që nuk kuptojnë gjë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë më të vështirë.



