Në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

9 gusht 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 ballë me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/38°C

Zonat e ulëta 24/40°C

Zonat bregdetare 22/35°C