Në kuadër të 3 vjetorit të shenjtërimit të “Nënë Tereza” në bashkinë e Vau Dejës u mbajt mesha e njëkohësisht më pas u vijua edhe me një koncert në nderë të saj.

Në koncertin e organizuar në për shenjtërimin e “Nënë Tereza” present ishte edhe kryetari I bashkisë Vau Dejës Mark Babani si edhe përfaqësues të bashkisë dhe kishës si Dom Simon Kulli përfaqësues I Dioqezës Sapës sëbashku me Mark Shtjefin famullitar I kishës Vau Dejës.

Ndërkohë ajo që e bënte të veçantë këtë concert ishte larmia e këngëtarëve të ndryshëm si Bujar Qamili, Orjeta Kelaj, Ilsi Ademi, Indrit Milka, Rezarta Smaja, Nimet Leka. Në këtë concert nuk munguan as çifti I muzikës folklorike këngëtarët Tone dhe Mark Gjoka të cilët performuan këngë që I dedikoheshin pikërisht asaj “Nënë Tereza”.

Organizimi sa I përket kësaj dite kishte të përfshira edhe lojra si edhe dhurata të ndryshme për të pranishmit. Për rreth dy orë nën një atmosferë mjaft të këndshme dhe me muzikë banorët e bashkisë së Vau Dejës përkujtuan tre vjetorin e shënjtërimit të “Nënë Terezës”