Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme në në gjithë territorin e vendit. Ndërsa nuk ka patur probleme në qytet, ajo janë shfaqur gjatë natës së kaluar në zonat malorë të Shkodrës.
Sipas informacioneve nga banmorë të zonës, reshjet e shiut të rëna dje gjatë ditës dhe në orët e natës, kanë shkaktuatr rrëshqitje dheu dhe gurësh në aksin Prekal- Mali i Shoshit. Vështirësi janë krijuar për lëvizjen e mjeteve motorike si pasojë e rrëshqitjeve nga shpatet e maleve në këtë aks.
Probleme ka patur edhe në rrugët e brendshme që përdoren për transportin e arsimtarëve dhe personelin shendetësor.



